Gjyqtarja e Apelit të Gjirokastrës, Miranda Andoni pas vendimit të KPK-së.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

Konfirmohet gjyqtarja Miranda Andoni dhe referohet për procedim

Pas konfirmimit, KPK kërkoi që gjyqtarja e Apelit të Gjirokastrës, Miranda Andoni të verifikohej përmes një procedimi disiplinor dhe vlerësimi etik.

Gjyqtarja e Apelit të Gjirokastrës, Miranda Andoni pas vendimit të KPK-së.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit të Gjirokastrës, Miranda Andoni të premten dhe e referoi atë për procedim disiplinor lidhur me kriterin e profesionalizmit. Përveç detyrën në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës, Andoni është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Procesi i vetingut për Andonin u krye nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Pamela Qirko dhe Olsi Komici. Në seancën dëgjimore, Komisioni nuk evidentoi probleme të pasurisë, përveç pasaktësive dhe dy balancave negative në vlerë të vogël.

Gjyqtarja Miranda Andoni u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërkohë që u identifikuan disa gjetje për profesionalizmin. Komisioni evidentoi tejkalimin e afateve të gjykimit të parashikuara në ligj në disa raste.

Edhe në 15 denoncimet e kryera prej publikut, tre prej tyre që kanë qenë për shkak të shtyrjes së proceseve gjyqësore. Shuli tha se Andoni ka shpjeguar se shtyrjet janë kryer me qëllim zhvillimin e hetimeve të pjesshme për veprime që nuk ishin kryer në Shkallës së Parë ose me kërkesa të palëve.

Gjyqtarja Miranda Andoni tha në fund të seancës së ishte dakort me gjithë procesin dhe se i ishin respektuar të gjithë të drejtat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *