Provat, kryesisht fatura të ujit e të dritave për një apartament të babait, qartësuan Komisionerin Publik mbi pasurinë e gjyqtares Alma Kolgjoka dhe ai i kërkoi Kolegjit që ta konfirmonte në detyrë subjektin e rivlerësimit.
KPA
KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtarit të Sarandës Alltun Çela
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i njoftoi se kishte vendosur në dhomë këshillimi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin e ish-gjyqtarit të Sarandës Alltun Çela.
Provat e reja shtyjnë seancën e prokurores Manjola Kajana në KPA
Pas rikthimit nga gjykata të Luan Dacit në detyrë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit rinisi shqyrtimin e çështjes së Manjola Kajanës, kandidate për në SPAK.
Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në detyrë Luan Dacin
Vendimi i pezullimit nga detyra për anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Luan Daci, i akuzuar për falsifikim dokumentesh u shfuqizua nga Gjykata e Posaçme e Apelit, duke e rikthyer atë sërish në detyrë.
Gjyqtari Luan Daci me raport mjekësor, shtyhet ballafaqimi me gjykatën
Avokati i anëtarit të pezulluar të KPA-së paraqiti një raport mjekësor për paaftësi të përkohshme dyjavore të klientit të tij për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale. Seanca e komunikimit të masës u shty për të dielën.
Falsifikimi i së shkuarës: Si dështuan institucionet në verifikimin e Luan Dacit
Tre vjet pas zgjedhjes si anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtari Luan Daci u pezullua nga detyra me vendim gjykate të mërkurën, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve gjatë aplikimit të tij për postin e lartë në sistemin e ri të drejtësisë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK deklaroi […]






