Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konstaton pamundësi financiare për blerjen e dy apartamenteve dhe pasaktësi në deklarime. Prokurori Mersini u pyet gjatë seancës dëgjimore për një transfertë 40 mijë euro nga shoqëria ndërtuese që u shiti apartamentin në Tiranë, në llogarinë bankare të bashkëshortes së tij dhe për përdorimin e një automjeti.
KPK
Skeda e pasurisë së deklaruar –Fjoralba Prifti –Gjykata Administrative e Apelit
Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Alket Mersini –Prokuroria e Tiranës
Prokurori Alket Mersini i Prokurorisë së Rrethit Tiranë do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
‘Kemi kontratë paramartesore’: Gjyqtari Qafa tenton të distancohet nga paratë e së shoqes
Gjyqtari i Apelit Administrativ, Arjan Qafa u përpoq të shmangte barrën për 80 mijë euro cash të deklaruara nga bashkëshortja dhe 7.4 milionë lekë të përfituara si interesa huaje përmes një kontrate të diskutueshme paramartesore. Sipas Komisionit, të paprovuara janë edhe 47 mijë euro dhurata nga familjarët.
KPK ndërpret vetingun e gjyqtares Rezarta Mataj pas dorëheqjes
Gjyqtarja Rezarta Mataj ka njoftuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se nuk mund ta ndjekë procesin e vetingut nga vendi ku jeton aktualisht dhe ka kërkuar që të ndërpritet pa u dëgjuar në seancë.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Arjan Qafa –Gjykata Administrative e Apelit
Gjyqtari i Apelit Administrativ, Arjan Qafa do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.






