Pasaktësitë, mospërputhjet dhe një balancë e vogël negative në analizën financiare të KPK-së, nuk u vlerësuan penalizuese nga Komisioni. Gjoka u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
KPK
Si e kaloi gjyqtari Artur Kalaja testin e vetingut në KPK
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Artur Kalaja e bindi Komisionin se nuk kishte pasur trajtim preferencial të babait të tij në një proces civil për përfitimin e kompensimit si ish-pronar, ndërkohë që pasaktësitë në deklarimin e pasurive dhe dy balanca negative nuk janë konsideruar si shkaqe shkarkuese.
Mungesa e burimeve për shtëpinë në Borsh penalizoi prokurorin Adnan Xhelili
Prokurori i Prokurorisë së Tiranës u shkarkua sipas KPK-së me arsyetimin se nuk kishte pasur burime të ligjshme për të justifikuar ndërtimin e një shtëpie në Borsh dhe disa shpenzime të tjera.
Prokurori Agim Dilka kërkoi dorëheqjen pasi KPK nisi procesin e vetingut
Dilka nuk ka preferuar të paraqitet në seancë dëgjimore dhe ka kërkuar ndërprerjen e procedurës së rivlerësimit të tij.
Prokurori i Pogradecit, Erion Pustina u dorëhoq pas nisjes së vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualfikimit i ka dhënë fund procesit të vetingut të prokurorit të Pogradecit, Erion Pustina pas dorëheqjes së subjektit.
Gjyqtarja Marsela Balili u shkarkua për mungesë burimesh në vlera të mëdha
Sipas vendimit të arsyetuar, gjyqtarja Marsela Balili dhe bashkëshorti i saj nuk kanë pasur mundësi finanicare për blerjen e një apartamenti duplex, makinave, motorëve dhe për shpenzime të tjera- të deklaruara si të shlyera pjesërisht gjatë kohës kur kanë qenë të pezulluar për korrupsion nga KLD.






