Prokurorja Mariola Mërtiri e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të hënën më 5 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia. Mariola Mërtiri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe punoi si prokurore […]
KPK
Gjyqtari Arbër Çela përballet me balanca negative në blerjen e një apartamenti
Gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës, Arbër Çela u përball të premten më 2 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balanca negative në vlera të konsiderueshme për blerjen e një apartamenti, dyshime për formalizimin e blerjes së një automjeti dy vjet me vonesë për shkak të mungesës […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Arbër Çela – Gjykata e Shkodrës
Gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës, Arbër Çela do të përballet të premten më 2 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari. Arbër Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe punon prej […]
KPK: Gjyqtarja Blerta Marku fshehu një apartament në emër të nënës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 26 shtator 2022 të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Blerta Marku (Çibuku) pasi konkludoi se ajo kishte fshehur një apartament në emër të nënës, se kishte mungesë të burimeve të ligjshme në vlera të konsiderueshme për të justifikuar pasuritë dhe shpenzimet, si […]
Prokurori Erion Pano konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 24 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit Erion Pano, aktualisht këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Gjatë seancës […]
Gjyqtarja Armela Hasantari përballet me vetingun
Armela Hasantari, gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Tiranë u përball të mërkurën më 23 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur në një seancë të shkurtër u relatuan gjetjet e Komisionit, për të cilat ajo shprehu dakortësinë dhe deklaroi se u qëndronte parashtrimeve me shkrim. Procesi i vetingut për Hasantarin po kryhet […]






