Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti të mërkurën dyshime mbi ekzistencën dhe destinacionin e një shumë prej 75 mijë eurosh, që prokurori i Vlorës, Alfred Sali kishte tërhequr nga banka pas një “jackpot”-i në një faqe bastesh online në vitin 2014. Trupa e KPK që hetoi Salin e përbërë nga Xhensila Pine, kryesues, Olsi Komici […]
Lajme
Ndihmësja ligjore dërgohet për edukim në Magjistraturë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të mërkurën të pezullojë nga detyra Jurida Bajraktarin – ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit – në mënyrë që ajo t’i nënshtrohet trajnimit 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Sipas trupës së kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtar Lulzim Hamitaj, vendimi për Bajraktarin do […]
Prokurori shpjegon në KPA pasurinë e gruas dhe kontaktin me vëllain e ndjerë të deputetit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbajti të hënën seancën e radhës për ankimin e paraqitur nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kundër konfirmimit në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjon Kodra. Seanca dëgjimore u përqëndrua në paraqitjen e parashtrimeve të mbrojtjes nga avokati Plator Bilibashi ndaj […]
KPK ngre pikëpyetje mbi karrierën e ndihmëses ligjore
Veç relatimit dhe shpjegimeve me shkrim të dhëna në seancë, ndihmësja ligjore e Gjykatës Administrative të Apelit, Jurida Bajraktari u përball të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, me një sërë pyetjesh dhe komentesh në fund të seancës mbi pasaktësitë në deklarimin e pasurisë dhe mungesës në dukje të kualifikimit të saj për […]
Albert Meça kalon me sukses vetingun
Pas një séance dëgjimore pa telashe, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të hënën që gjyqtari Albert Meça të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë. Vendimi i konfirmimit u shpall nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Pamela Qirko. Gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua më 14 korrik, […]
Prokurorja Elsa Kareçi konfirmohet në detyrë
Prokurorja e Tiranës, Elsa Kareçi e priti me emocione dhe lot vendimin e konfirmimit të saj në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të hënën. Vendimi u shpall nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Suela Zhegu. Procesi i vetingut për prokuroren Kareçi u fokusua kryesisht te pasuritë […]





