Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA dëgjoi të premten konkluzionet përfundimtare në çështjen lidhur me ankimin e zyrës së Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Vlorës, Atalanta Zeqiraj. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 30 qershor 2021. […]
Lajme
KPK rihap hetimet për gjyqtarin Emiljano Ruli
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës do të hetohet edhe për profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës, pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njoftuar të premten për rihapje të hetimit për këtë subjekt. Olsi Komici, që kryeson trupën me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin, njoftoi se pas diskutimeve në dhomë […]
Etien Kapo përballet pa telashe me vetingun
Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Etien Kapo pati një seancë pa telashe përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të enjten më 12 maj. Gjatë relatimit nuk u konstatuan probleme të pasurisë dhe figurës, ndërsa Kapo u shpreh dakord me të gjitha gjetjet e hetimit administrativ. Procesi i vetingut për prokurorin Kapo po kryhet nga trupa […]
Prokurori në pension, Petrit Bica kërkon ndryshimin e vendimit të KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten më 12 maj parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare lidhur me ankimin e ish-prokurorit të Tiranës, Petrit Bica kundër vendimit të Komisionit që ndëpreu vetingun për këtë subjekt rivlerësimi dhe i hoqi të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë për shkak të dorëheqjes së tij. Në vendimin […]
Gjyqtari Emiljano Ruli përballet me probleme të pasurisë
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës u përball të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrën e provës që i kishte kaluar për mungesë burimesh në kriterin e pasurisë si dhe për gjendjen e konfliktit të interesit. Ruli pretendoi në seancë se kishte arritur […]
Përmbyllen konkluzionet përfundimtare në çështjen e Bujar Memisë
Prokurori i Krujës Bujar Memia vijoi edhe të martën më 10 maj me paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare duke i përmbyllur ato dhe kërkoi shpalljen absolutisht të pavlefshëm të vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për shkarkimin e tij nga detyra dhe kthimin e çështjes së vlerësimit disiplinor për rigjykim. Edhe përfaqësuesit e Inspektorit […]






