Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se prokurori i Lezhës ka fshehur pasuri, se është gjetur në kushtet e konfliktit të interesit dhe se nuk mundet të provojë burimin e ligjshëm të pasurive të tij. Avokati i Lleshit i kundërshtoi gjetjet e Komisionit dhe kërkoi riçeljen e hetimit.
Lajme
Kolegji sanksionon largimin 15-vjeçar nga sistemi i drejtësisë për ish-inspektorin e KLD-së
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshoi vendimin e KPK mbi ish-inspektorin e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke përcaktuar se atij i ndalohej përfshirja në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.
KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-kryetares së Gjykatës së Gjirokastrës, Albina Spaha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin e ish-gjyqtares Albina Spaha.
KPK dyshon se prokurori Arben Allajbeu fshehu një apartament në emër të vjehrrës
Bazuar në një denoncim anonim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se një apartament i blerë në kryeqytet nga vjehrra e prokurorit Allajbeu mund të ishte pronë e tij, por përfaqësuesja ligjore tha se denoncimi anonim nuk ishte provë dhe mund të kishte ndikuar Komisionin.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Elva Margariti –Ministre e Kulturës
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti zotëron pasuri familjare me vlerë 27 milionë lekë, mes së cilës edhe një apartament prej 110 mijë eurosh në Durrës, i blerë me hua në vitin 2018.
KPK vendosi konfirmimin me shumicë votash të prokurores Lindita Ziguri
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se kishe konfirmuar në detyrë me shumicë votash prokuroren e Prokurorisë së Tiranës Lindita Ziguri.