Komisioni ka vendosur ndëprerjen e procesit të rivlerësimit për prokurorin Bujar Hoxha, pasi u njoh me vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes së tij.
Lajme
Kolegji rikthen për herë të parë në detyrë një gjyqtar të shkarkuar nga KPK
Fuat Vjerdha i Apelit të Shkodrës u rikthye në detyrë me vendim unanim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke shënuar rastin e parë të prishjes së një vendimi shkarkimi në shkallë të parë.
KPA largon nga sistemi i drejtësisë prokurorin Dritan Peka
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit, Dritan Peka për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.
KPK konfirmoi Arben Qosjan, prokuror i Apelit të Tiranës
Prokurori i Apelit të Tiranës, Arben Qosja u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas rivlerësimit në të tre kriteret.
Rihetimi në Kolegj nxorri pa probleme prokuroren e SPAK, Manjola Kajana
Dyshimet e ngritura nga Komisioneri Publik ndaj prokurores së Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, për një kredi për strehim dhe konflikt interesi, u rrëzuan gjatë hetimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Prokurori Arben Qosja përballet me pyetje për pagesat e kësteve të apartamentit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi pamundësi financiare në pagesat e dy kësteve për blerjen e një apartamenti në Tiranë, ndërsa prokurori i Apelit të Tiranës, Arben Qosja tha se apartamenti ishte pasuria e vetme e familjes së tij dhe se ishte blerë me burime të ligjshme.






