Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga detyra të gjyqtarit Fran Prendi dhe ka vendosur t’i heqë statusin e magjistratit.
Lajme
KPA i kërkon Komisionerit Publik të qartësoje shkaqet e ankimit ndaj prokurorit Elvin Gokaj
Kolegji i kërkoi Komisionerit Publik, Dariel Sina të qartësojë shkaqet e ankimit të kryer kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rivlerësimin e prokurorit të Apelit Shkodër, Elvin Gokaj, duke përgatitur analizën financiare lidhur me balancat negative të pretenduara.
Komisioneri publik kërkon shkarkimin e prokurores Enkeleda Osmani (Xhengo)
Komisioneri Florian Ballhysa mendon se vendimi i konfirmimit në detyrë për gjyqtaren Osmani (Xhengo) të Prokurorisë së Durrësit u krye nga KPK pas një hetimi të mangët administrativ ku nuk u verifikuan pretendimet për pagesë taksash dhe të ardhura të ligjshme.
Gjyqtarja e Sarandës, Enkeleda Doda u dorëhoq pas barrës së provës
Kur Komisioni e njohu gjyqtaren Enkeleda Doda me rezultatin e hetimit dhe i kaloi barrën e provës për pasurinë, ajo u dorëhoq nga detyra.
Kolegji gjen cenim të procesit ligjor në vendimin e ish-gjyqtarit Genci Sinjari
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se KPK duhej ta kishte njoftuar ish-gjyqtarin Genci Sinjari dhe t’i kishte garantuar të drejtën për t’u dëgjuar në seancë, edhe pas dorëheqjes së tij –ndërsa lë në fuqi përjashtimin e tij për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë.
Vetingu ka mangësi në transparencë dhe vonesa, thotë Komiteti i Helsinkit
Një raport monitorues i Komitetit Shqiptar të Helsinkit për ecurinë e procesit të kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve vëren se në disa raste, relatimet e hetimeve në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit nuk publikojnë të dhëna me interes publik ndërsa shumica dërrmuese e vendimeve zbardhen me vonesë.






