Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për trajtim preferencial dhe konlikt interesi me një kompani që i ka dhënë hua 4 milionë lekë për blerjen e një apartamenti dhe për përdorimin e një makine. Dyshime për konflikt interesi u ngritën edhe për një udhëtim në me një avokat si dhe një udhëtim tjetër për […]
Lajme
KPA vulos shkarkimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Beratit, Agron Valva
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka gjetur të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të ish-kreut të Gjykatës së Beratit, Agron Valva. Komisioni konstatoi mungesë të burimeve të ligjshme, deklarime të rreme dhe fshehje të shpenzimeve për shkollimin e djalit në SHBA.
Shkarkohet prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli
Me një proces të hapur për përfshirje në korrupsion, prokurori Spartak Çoçoli u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Gjyqtarja e Apelit, Irena Brahimi ballafaqohet me probleme në veting
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mospërputhje në deklarimin e burimit të pasurive nga gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Irena Brahimi dhe balancë negative në vlerën 964 mijë lekë, ndërsa pati probleme edhe në dy kriteret e tjera.
Prokurori Spartak Çoçoli drejt shkarkimit për “përfshirje në korrupsion”
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit lexoi raportin e relatimit në mungesë të prokurorit Çoçoli, duke gjetur probleme të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Taksat mbi të ardhurat e bashkëshortit vënë në vështirësi prokuroren Enkeleda Osmani
Prokurorja e Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo) u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me detyrimin për të provuar ligjshmërinë e të ardhurave të bashkëshortit, për të cilat punëdhënësit kishin paguar detyrime mbi rrogën minimale.





