Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me shumicë votash njoftoi se kryegjyqtari i Matit, Artan Çupi duhet të shpenzoi 1 vit për rikualifikim në Shkollën e Magjistraturës dhe më pas do rivlerësohej në të tre kriteret e vetingut.
Në Fokus
‘Pavlefshmëria absolute’ për borxhin 7 miliardë lekë rrezikon gjyqtaren Blerona Hasa
Në një vendim të vitit 2017, gjyqtarja e Apelit Administrativ si pjesë e trupës gjyqësore kishte rrëzuar një urdhër të Tatimeve për një kompani me 7 miliardë lekë detyrime tatimore – por gjyqtarja Blerona Hasa deklaroi në seancë se paligjshmëria në atë rast kishte qenë “ulëritëse”.
Arsyet pas shkarkimit të Besnik Canit: Pasaktësi dhe marrëdhënie ‘atipike biznesi’
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shprehet në vendim se ish-prokurori Besnik Cani kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia, kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm pasurie dhe ishte i papërshtatshëm profesionalisht. KPA i tërheq vëmendjen KPK-së për çështjet e trasferuara për “hetim disiplinor”.
Probleme në të tri kriteret për kryetarin e gjykatës së Matit, Artan Çupi
Komisioni ngriti dyshime për përfshirje të gjyqtarit Artan Çupi në korrupsion si dhe sjellje të papërshtatshme dhe zvaritje të proceseve gjyqësore. Çupi pretendoi se kishte burime të ligjshme dhe kundërshtoi konstatimet për pastërinë e figurës.
Gjyqtari Gjin Gjoni dorëhiqet në prag të vetingut
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Gjin Gjoni i paraqiti Këshillit të Lartë Gjyqësor dorëheqjen, duke iu shmangur procesit të vetingut, ndërsa në një letër të rrjedhur në media ai akuzon procesin si joprofesional dhe politikisht të varur.
KPK e dërgoi prokurorin Gjon Fusha për inspektim ‘pa shkak’
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rrëzoi konstatimin e DSIK-së për dy çështje ku prokurori Gjon Fusha dyshohej se mund të kishte favorizuar dy të pandehur, megjithatë vendosi ta dërgojë atë “pa shkak” për inspektim.






