Prokurori Arian Përmeti i Prokurorisë së Tiranës u përball të enjten më 15 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Firdes Shuli. Arian Përmeti e ka filluar punën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në […]
Veting
Kolegji dëgjon pretendimet e gjyqtares Entela Shedula ndaj vendimit të KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi të mërkurën si prova të reja, gjatë shqyrtimit të ankimit të gjyqtares Entela Shedula, dy vendime gjykate që detyronin kompanitë në të cilat kishte punuar bashkëshorti të paguanin sigurimet shoqërore dhe tatimet mbi të ardhurat. KPA po ashtu dëgjoi pretendimet e gjyqtares e cila i kërkoi Kolegjit të prishë […]
KPK shkarkon prokurorin Julian Xhengo
Prokurori i Tiranës Julian Xhengo u shkarkua rë mërkurën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili e gjeti atë me probleme pas hetimit administrativ. Gjatë seancës dëgjimore Xhengos iu vu në dukje një bilanc negativ i prindërve në investimet e kryera në një shtëpi private në Tiranë si dhe me mospërputhjet në transaksionet për […]
KPA riçel hetimin gjyqësor në çështjen e Valdete Hoxhës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 13 shtator me parashtrimet në çështjen që ka objekt shqyrtimi ankimin e institucionit të Komisionerëve Publikë ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e gjyqtares së Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha. Komisionerja Publike, Irena Nino u qëndroi të martën thuajse […]
Julian Xhengo jep shpjegime për problemet e pasurisë dhe figurës
Prokurori i Tiranës, Julian Xhengo u përball të premten më 9 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati rreth katër orë e gjysmë dha shpjegime mbi pasurinë, figurën dhe profesionalizmin. Gjatë seancës dëgjimore, Xhengo u përball me një bilanc negativ të prindërve në investimet e kryera në një […]
KPK konkludoi se ndihmësja ligjore Jurida Bajraktari kishte mangësi profesionale
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 20 korrik 2022 të pezullojë nga detyra ndihmësen ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Jurida Bajraktari, si dhe detyroi për të ndjekur programin e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, pasi konkludoi se ajo kishte mangësi profesionale. Trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relatore […]






