Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi me shumicë votash më 3 mars 2023 të pranojë kërkesën e prokurorit të Tiranës, Besnik Cengu për të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar ndaj tij pa një vendim përfundimtar, pasi e kishte humbur objektin dhe qëllimin për shkak të daljes në pension të parakoshëm. Trupa e KPK u […]
Veting
KPA përgjysmon balancën negative, por lë në fuqi shkarkimin e Eda Kajës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, rrëzoi një pjesë të konkluzioneve të Komisionit në vendimarrjen për vetingun e gjyqtares së Durrësit, Eda Kaja si dhe përgjysmoi balancën negative, por megjithatë e la në fuqi shkarkimin e saj me arsyetimin se ka mungesë të burimeve të ligjshme për të justifikuar pasuritë. Vendimi i Kolegjit u mor […]
“Blen lirë dhe shet shtrenjtë”, KPK konstaton bilanc negativ për pasurinë e Besnik Shehut
Gjyqtari Besnik Shehu i Gjykatës së Korçës u përball të hënën më 3 prill 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime nëpërmjet përfaqësues së tij ligjore lidhur me barrën e provës për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin ishte përmbyllur hetimi administrativ paraprak. Shehu pretendoi se me […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Shehu– Gjykata e Korçës
Gjyqtari Besnik Shehu i Gjykatës së Korçës do të përballet të hënën më 3 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo dhe Valbona Sanxhaktari. Besnik Shehu e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e Hysen Salikos
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të enjtes më 30 mars 2023 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Hysen Saliko. Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Albana […]
Prokurori Olger Eminaj konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 31 mars 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Korçës, Olger Eminaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Etelda Çiftjan, që vendosi gjithashtu të transferojë për verifikim pranë […]






