Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Shehu– Gjykata e Korçës
KPK Lajme Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Shehu– Gjykata e Korçës

Gjyqtari Besnik Shehu i Gjykatës së Korçës do të përballet të hënën më 3 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo dhe Valbona Sanxhaktari.

Besnik Shehu e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtari Besnik Shehu nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtari Besnik Shehu.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Besnik Shehu zotëronte pasuri me vlerë 2.1 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 15 milionë lekëve.

Shehu zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 13.6 milionë lekë, automjet me vlerë 788 mijë lekë, kursime në cash prej 450 mijë lekësh si dhe likujditete bankare prej rreth 212 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31.1 milionë lekë, nga të cilat rreth 51% kanë si burim pagën nga funksioni i gjyqtarit, 21% pagën e familjarëve, 19% nga shitja e pasurive të paluajtshme dhe 5.7% e totalit nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Subjekti Besnik Shehu rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për vitet 2008 dhe 2012, respektivisht në shumat 111,161 lekë dhe 496,179 lekë. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” përdorimin e huave si burim për shtimin e pasurisë. Më konkretisht në vitin 2005, subjekti deklaron një kontratë porosie për blerje apartamenti në Durrës me vlerë 46 mijë euro, e cila është shlyer përmes huave të marra nga familjarë dhe palë të treta në vlerat 40 mijë euro dhe 10 mijë euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *