Prokuroja e Ervisa Hyka në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
KPK Veting

Ervisa Hyka konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 29 shtator vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Fierit, Ervisa Hyka. Gjatë relatimit në seancën dëgjimore më 27 shtator, KPK vuri në dukje se prokurores nuk i ishin gjetur probleme në asnjë nga tre kriteret.

Procesi i vetingut për prokuroren Hyka u krye nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian.

Ervisa Hyka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *