Gjyqtari Kastriot Gramshi | Foto: BIRN/ Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

Kastriot Gramshi konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 25 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kastriot Gramshi. Gjatë dy seancave dëgjimore ai dha shpjegime më së shumti për të ardhurat nga aktiviteti tregtar i babait në vitet 1992-1999, para fillimit të detyrës, si dhe për të ardhura nga puna e tij dhe e familjarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA, ku ka jetuar për më shumë se një dekadë si azilant duke përfituar dhe nënshtetësinë.

Gramshi u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe nuk u evidentuan probleme për profesionalizmin.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Gramshi u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Suela Zhegun.

Kastriot Gramshi e ka filluar karrierën si gjyqtar në vitin 1999 në Shkodër dhe në vitin 2004 është liruar nga detyra me kërkesën e tij. Përpara se të kthehej në Shqipëri dhe të riniste karrierën si gjyqtar në vitin 2014, ai ka punuar si pedagog i së drejtës penale në SHBA. Gramshi punon prej 7 vitesh pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *