Jonida Kondili, këshilltare ligjore pranë Gjykatën Kushtetuese. Foto | BIRN
KPK Lajme

Këshilltarja ligjore, Jonida Kondili konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën në 23 korrik vendimin e konfirmimit në detyrë të këshilltares ligjore pranë Gjykatën Kushtetuese, Jonida Kondili. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me anëtare Pamela Qirko dhe relatore Alma Faskajn.

Gjatë seancës dëgjimore të hënën nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivleresimit, atë te pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.

Kondili shprehu dakordësi me rezultatet e hetimit dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *