Kolegji i Posaçëm i Apelimit Lajme

Kolegji i Apelimit shtyn vendimin për gjyqtarin Bashkim Dedja

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu të enjten me 4 ditë vendimin për ankimin e Komisionerit Publik kundër konfirmimit në detyrë të kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.[custom-related-posts title=”Related Posts” order_by=”title” order=”ASC” none_text=”Lexo më shumë:”]

Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Foto nga : LSA

Me sallën e seancave të tejmbushur me kamera dhe gazetarë, kryesuesi Ardian Hajrdari deklaroi se trupi gjykues ishte në ‘pamundësi absolute’, për të marrë një vendim, duke njoftuar shtyrjen e tij deri ditën e hënë, 17 dhjetor në orën 10:00.

Ndryshe nga seanca e të enjtes – ku pritej vendimi i KPA-së mbi të ardhmen e Dedjas, seanca dëgjimore e Kolegjit e mbajtur një ditë më parë regjistroi prezencë mediatike të ulët, për shkak të mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve për të votuar anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjatë kësaj seanca, Dedja dhe avokati tij Maksim Haxhia kundërshtuan ankimin e Komisionerit Publik, Darjel Sina dhe ngritën pikëpyetje mbi integritetin e tij duke e akuzuar për konflikt interesi, standarde të dyfishta dhe se ishte treguar ‘dashakeq.’

Sipas Dedjes ankimi i Sinës ishte motivuar nga vendimi i gjyqtarit për të mos e votuar kandidaturën e tij për gjyqtar në Strasburg në vitin 2016, kohë kur kreu i Kushtetueses kishte qenë pjesë i komisionit përzgjedhës.

Komisionerit Darjel Sina e hodhi poshtë akuzën si të pabazë.

Lexo mw shumw:

Bashkim Dedja, i cili drejton prej vitit 2012 Gjykatën Kushtetuese, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me datë 13 qershor me shumicë votash nga kryesuesja e trupës gjykuese Valbona Sanxhaktari dhe anëtarit i trupit gjykues Roland Ilia, ndërkohë relatorja e çështjes Xhensila Pine votoi kundër konfirmimit të tij në detyrë.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, i rekomandoi Komisionerit Publik ankimin e vendimit të KPK-së për kriterin e pasurisë. Komisioneri Publik ndërmori ankimin e vendimit, pasi arriti në përfundimin se për sa i përket kriterit të pasurisë vendimi i KPK-së nuk ka qenë i bazuar në prova, duke nënvizuar se subjekti kishte probleme me deklarimin e pasurisë së tij, pasurisë së personave të lidhur dhe pasurinë në përdorim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *