Foto arkive e KPA | BIRN/Nensi Bogdani
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Besnik Shehu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën më 29 tetor lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës, Besnik Shehu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Sokol Çomo, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të kryer nga ish-gjyqtari Shehu. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Gjyqtari Besnik Shehu u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 6 prill 2023 për deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe rezultoi me bilanc negativ në vlerë të lartë. Hetimi administrativ për këtë subjekt rivlerësimi u përmbyll vetëm për kriterin e pasurisë, pasi u konkludua se hetimi i figurës dhe profesionalizmit nuk do të ndryshonte zgjidhjen e çështjes.

Besnik Shehu e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *