Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një procesi. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Rajmonda Berisha Kopaçi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 11 dhjetor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Elbasanit, Rajmonda Berisha Kopaçi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Berishës ndaj vendimarrjes së Komisionit. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Prokurorja e Elbasanit, Rajmonda Berisha Kopaçi u shkarkua nga detyra më 3 korrik të vitit 2024, për probleme të konstatuara për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin u përmbyll procesi i vetingut për këtë subjekt rivlerësimi.

Rajmonda Berisha e filloi detyrën e prokurores në vitin 1987 në Prokurorinë e Elbasanit ku dhe vijoi ta ushtronte këtë funksion deri në momentin e shkarkimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *