Kreu i Prokurorise se Apelit te Gjirokastres, Alfred Agolli, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me te. Agolli, po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje aftesite profesionale dhe pasurine e tij.
/r/n/r/nHead of Gjirokastra's Appeal Prosecution Alfred Agolli, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC. Agolli, is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.
KPA Lajme Vendi

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Agolli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me shumicë votash, rrëzoi ankimin e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Alfed Agolli ndaj vendimit të Komisionit që e largoi nga detyra. 

Kreu i Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës, Alfred Agolli, gjatë një seance të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto:LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 13 korrik lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Alfred Agolli.

Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Ardian Hajdarin, Ina Ramën dhe Natasha Mulajn, pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin e Agollit kundër vendimit të Komisionit, me shumicë votash, vendosi ta rrëzojë atë.

KPK vendosi më 8 korrik 2019 të shkarkojë nga detyra prokurorin Alfred Agolli pasi u konkludua se nuk kishte arritur nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe se në vlerësimin tërësor të çështjes kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Problemi kryesor i evidentuar nga Komisioni ishte mosdeklarimi i një huaje që kishte shërbyer për blerjen e një apartamenti në Gjirokastër. Nga hetimi administrativ u konstatuan probleme edhe për profesionalizmin, ndërsa një raport negativ i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar u rrëzua si i pabazuar.

Alfred Agolli e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe e ushtroi funksionin fillimisht në Prokurorinë e Gjirokastrës. Në vitin 2008, ai u emërua drejtues i Prokurorisë së Sarandës ndërsa në vitin 2013 u promovua drejtues i Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës, detyrë që e ushtroi deri në shkarkimin nga detyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *