Foto arkive - seancë gjyqësore në KPA.
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Neritan Hoxha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA noiftoi të enjten më 22 janar lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Elbasanit, Neritan Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga gjyqtari Sokol Çomo, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Hoxhës ndaj vendimarrjes së Komisonit. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Prokurori i Elbasanit, Neritan Hoxha u shkarkua nga detyra më 18 korrik të vitit 2024, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe në vlerësimin tërësor së bashku me gjetjet në aspektin profesional, u çmua kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Neritan Hoxha e filloi karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si prokuror në vitin 2004 pranë Prokurorisë së Elbasanit, ku dhe shërbeu për 20 vjet, deri në momentin e shkarkimit të tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *