Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 15 tetor vendimarrjen e një dite më parë për lënin në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Shkodrës, Luveda Dardha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPA e kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të gjyqtares Dardha.
Komisioni vendosi me shumicë votash më 11 qershor 2021 të shkarkojë nga detyra gjyqtaren Luveda Dardha për probleme në kriterin e pasurisë dhe në vlerësimin tërësor u konstatua se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.
Luveda Dardha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe u caktua për një periudhë stazhi në Gjykatën e Tiranës. Prej vitit 2014 e deri në shkarkimin nga detyra, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.




