KPA lë në fuqi vendimin e Komisionit për gjyqtarin Gramoz Levanaj

Lajme
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi unanimisht të rrëzojë ankimin e gjyqtarit të Apelit Tiranë, Gramoz Levanaj ndaj vendimit të Komisionit për ndëprerjen e vetingut ndaj tij për shkak të dorëheqjes.

Krolegji i Posaçëm i Apelimit | Foto : LSA.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA rrëzoi të martën ankimin e gjyqtarit të Apelit Tiranë, Gramoz Levanaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që më 14 prill vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së tij, si dhe i hoqi të drejtën për t’u emëruar në insitucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Gjyqtari Gramoz Levanaj u dorëhoq nga detyra pas dy vitesh hetimi administrativ të kryer nga KPK dhe pasi i’u rrëzua kërkesa për rihapjen e hetimit administrativ për pastërinë e figurës dhe profesionalizmin.

Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ardian Hajdarin dhe Sokol Çomon, pasi gjykoi në dhomë këshillimi ankimin e Levanajt, në mënyrë unanime vendosi të lërë të pandryshuar vendimarrjen e Komisionit.