Albana Palaj pas vendimit nga KPK. Foto | BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmoi në detyrë ndihmësen ligjore Albana Palaj

Ndihmësja ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Albana Palaj u konfirmua në detyrë të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. 

Një ditë më parë, të mërkurën më 24 korrik, Palaj dha shpjegime për bilance negative të konstatuara për periudhën përpara fillimit të detyrës. Palaj deklaroi në seancë se është në pamundësi objektive për të provuar të ardhurat e saj të bashkëshortit në emigracion në Greqi dhe në Itali. 

Ajo mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u evidentuan probleme për profesionalizmin.

Procesi i vetingut për Palajn u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Alma Faskjan dhe anëtare Pamela Qirkon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *