Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

KPK konfirmon dhe dërgon për inspektim prokuroren Eloida Goxhi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dërgoi për inspektim një nga dosjet e hetuara nga drejtuesja e prokurorisë së Beratit Eloida Goxhi, por e konfirmoi atë në detyrë.

Drejtuesja e Prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të dërgoj për inspektim një nga dosjet e hetuara nga drejtuesja e prokurorisë së Beratit Eloida Goxhi për të cilën ajo ishte denoncuar nga një qytetar, por e konfirmoi atë në detyrë. Në seancën e të ejtes KPK njoftoi konfirmimin e Goxhit.

Më herët këtë javë gjatë seancës dëgjimore prokurorja u përball me vetingun në të tre kriteret. Nga hetimet e KPK-së ajo rezultoi me pasuri të ligjshme, pa kontakte të papërshtatshme dhe e aftë profesionalisht. Megjithatë vonesa në hetimin e një çështje të kallëzuar nga një qytetare dhe dy denoncime të tjera u theksuan gjatë seancës prej trupës gjykuese.

Goxhi tha se dosja kishte qëndruar për një vit në hetim për shkak të ngarkesës, ndërsa shpjegoi se më herët atë e kishte pasur një tjetër prokuror i cili është pezulluar nga detyra. Ajo tha se i ishte dashur një vit për të kryer gjithë veprimet hetimore të lëna si detyrë nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *