KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Esmeralda Çeka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të enjten në detyrë kryetaren e Gjykatës së Lushnjes, Esmeralda Çeka.

Kryetarja e Gjykates se Lushnjes, Esmeralda Çeka ne seance degjimore para Komisionit te Pavarur te Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kryetarja e Gjykatë së Lushnjes, Esmeralda Çeka u bë të enjten gjyqtarja e 24 që konfirmohet në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Esmeralda Çeka ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008. Në mars të vitit 2009 ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes, ndërsa në vitin 2014 mori nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë mandatin për kryetare të së njëjtës gjykatë.

Trupa gjykuese që hetoi Çekën përbëhej nga Etleda Çiftja në cilësinë e kryesueses, Genta Tafa Bungo relatore dhe Pamela Qirko anëtare. I pranishëm ishte edhe vëzhguesi ndërkombëtar, Ferdinando Buatier de Mongeot.

Rivlerësimi i gjyqtares Çeka është kryer për të tre kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit.. Të tre institucionet mbështetëse të vetingut- ILDKPKI, DSIK dhe KLD, ka dorëzuar raporte pozitive për gjyqtaren në KPK.

Edhe hetimi administrativ i KPK-së nuk ka konstatuar probleme për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin e gjyqtares Çeka.