Prokurori Petrit Vukaj në KPK
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Petrit Vukaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 14 qershor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Fierit, Petrit Vukaj. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Gjatë seancës dëgjimore më 10 qershor, Vukaj dha shpjegime për barrat e provës që i ishin kaluar në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Petrit Vukaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. Në vitin 2015, Vukaj u arrestua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda për veprën penale të korrupsionit pasiv, por dy vjet më vonë ai u shpall i pafajshëm me vendim të Gjykatës së Apelit. Pas këtij vendimi, ai u rikthye në detyrë sërish në Prokurorinë e Fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *