Rezarta Balliu (Vigani) pas vendimit të shkarkimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Rezarta Balliu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Tiranës Rezarta Balliu (Vigani) për problemet me pasurinë.

Rezarta Balliu (Vigani) pas vendimit të shkarkimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Rezarta Balliu (Vigani). Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Olsi Komicin.

Kryesuesja e trupit gjykues, Genta Tafa (Bungo) tha Komisioni e ka rrëzuar kërkesën e Balliut për riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjerë, atë të profesionalizmit dhe figurës. Sipas Bungos, provat dhe shpjegimet e subjektit nuk kanë sjellë ndryshime në gjetjet për kriterin e pasurisë.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, gjyqtarja Balliu u përball me gjetje të ngjashme me ato të bashkëshortit Arjan Balliu, ish gjyqtar i Apelit Durrës – dhe u vendos përpara barrës së provës për kontrata fiktive, mungesë burimesh dhe mosdeklarime në disa vite.

Balliu kundërshtoi gjetjet e Komisionit, që e nxirrnin atë me bilance negative në një sërë transaksionesh. Ajo kërkoi të mos vlerësohej për një pasuri që rezultonte 100 % në emër të bashkëshortit, problemet e të cilës ishin gjetur shkarkuese në rastin e tij. Gjyqtarja këmbënguli që hetimi të rihapej edhe në dy kriteret e tjera.

Rezarta Balliu (Vigani) e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe e ushtroi funksionin prej dy dekadash në Gjykatën e Rrethit të Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *