Gjyqtari Durim Hasa në KPK
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Beratit Durim Hasa.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Beratit, Durim Hasa.

Gjyqtari Durim Hasa në KPK

Gjatë seancës së parë dëgjimore të zhvilluar më 19 prill, Komisioni evidentoi mospërputhje dhe deklarime të pasakta të gjyqtarit Hasa për pasurinë,  si dhe mungesë burimesh për krijimin e tyre.

Pas hapjes së hetimit edhe për dy kriteret e tjerë të rivlerësimit, Hasa dha shpjegime në një seancë të dytë dëgjimore në KPK lidhur me një raport papërshtatshmërie të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK si dhe për gjetjet në kriterin e profesionalizmit.

Ai i kundërshtoi konstatimet e DSIK-së dhe të Komisionit duke theksuar se vendimet e dhëna prej tij kanë qenë të drejta.

Trupi gjykues që kreu pocesin e rivlerësimit për gjyqtarin Hasa kryesohej nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Roland Ilian.

Durim Hasa e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar në Gjykatën e Skraparit. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *