Gjyqtari Andri Ymeri pas seancës së dytë dëgjimore. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Veting

Shkarkohet pas 6 seancave në KPK gjyqtari Andri Ymeri

Gjyqtari Andri Ymeri u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mërkurën pas 6 seancave të filluara që prej majit të këtij viti dhe të shtyra pas një sërë kërkesash për përjashtim trupe dhe anëtarësh nga Ymeri dhe avokatët e tij.

Gjatë shqyrtimit në seanca dëgjimore Komisioni i kaloi gjyqtarit barrë prove për dyshimet e fshehjes së një apartament me sipërfaqe 111 m2 në emër të prindërve, pamundësinë e subjektit dhe e bashkëshortes së tij për krijimin e dy depozitave në bono thesari, një në shumën 3 milion e 150 mijë lekë në vitin 2008 dhe 4.2 milionë lekë në 2009-ën.

Ymeri u përball edhe ne një raport negativ për figurën. Atij iu kërkuan shpjegime mbi dyshimet për favorizimin të palëve dhe procese me shkelje procrdurale. Po ashtu iu kërkuan shpjegime mbi marrëdhëniet shoqërore me një avokat dhe gjykimin e 122 çështjeve në të cilat avokati ishte mbrojtës.

Gjyqtari Andri Ymeri,  i cili nuk ishte i pranishëm në seancë por u përfaqësua nga mbrojtësit e tij, i ka kundërshtuar këto gjetje. Ai ka këmbëngulur se procesi ndaj tij ishte i padrejtë.

Ymeri u hetua nga një trupë e përbërë prej Pamela Qirkos, Firdes Shulit dhe Genta Tafa Bungos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *