Skeda e pasurisë së deklaruar – Elion Mustafaj – Prokuroria e Lushnjes
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Elion Mustafaj – Prokuroria e Lushnjes

Prokurori Elion Mustafaj i Prokurorisë së Lushnjes do të përballet të mërkurën më 21 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici dhe Firdes Shuli.

Elion Mustafaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si kancelar në prokurorinë e Durrësit. Ai është emëruar prokuror në vitin 2012 dhe e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Korçës, atë të Vlorës si dhe në prokurorinë e Lushnjes.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Elion Mustafaj nga viti 2004 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Prokurorisë së Lushnjes, Elion Mustafaj.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2004, Elion Mustafaj deklaronte pasuri me vlerë 700 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 9.3 milionë lekëve.

Ai zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë 5.9 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 2.7 milionë lekë, automjet me vlerë 551 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 100 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25 milionë lekë, nga të cilat gati 32% kanë si burim pagën e subjektit si dhe 57% pagën e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” marrjen në përdorim të një automjeti nga bashkëshortja e subjektit, pa saktësuar se në pronësinë e kujt personi është ky automjet.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *