Skeda e pasurisë së deklaruar – Ols Dado – Prokuroria e Tiranës
Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Ols Dado – Prokuroria e Tiranës

Prokurori Ols Dado i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të martën më 1 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Ols Dado ka punuar në sektorin privat dhe si noter, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008. Prej vitit 2010, Dado e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Ols Dado nga viti 2008 deri në fund të vitit 2018.  [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Tiranës, Ols Dado.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2008, prokurori Ols Dado zotëron pasuri me vlerë 14.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij kap vlerën e 18.7 milionë lekëve.

Ai zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë 9.6 milionë lekë, likujditete bankare prej 4.5 milionë lekësh, pasuri të luajtshme prej 2.7 milionë lekësh si dhe kursime të akumuluara në cash prej 1.7 milionë lekësh.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 13.1 milionë lekë, nga të cilat 86.6 për qind kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit dhe 8% dhuratat në cash nga familjarët.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, asnjëra prej tyre nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” burimin financiar për blerjen e një apartamenti banimi përpara fillimit të detyrës si prokuror si dhe dhuratat në cash nga familjarët.

Subjekti Ols Dado në deklarimin për herë të parë deklaron pronësinë e një apartament banimi 2+1 me sipërfaqe 129.8 m2, të blerë  në vitin 2004 me çmim 77,880 euro. Nga çmimi i plotë është likuiduar 74,110 euro, ndërsa shuma 3,770 euro është detyrim ndaj shitësit. Burimi financiar deklarohet 34,800 euro derdhur nga prindërit dhe “shitje pjese apartamenti”.

Në vitin 2013 është shtuar një depozitë kursimi prej 10,500 eurosh, nga të cilat 7,500 euro janë dhuratë nga nëna e subjektit me burim të deklaruar shitjen e një sipërfaqeje trualli në bashkëpronësi.

Deklarata e pasurisë para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *