KPK Lajme Veting

KPK konfirmon prokuroren Armida Hamiti

Gjatë seancës dëgjimore prokurorja Armida Hamiti (Moçka) e Prokurorisë së Rrethit Tiranë dha shpjegime më së shumti për burimet e një apartamenti në Vlorë të regjistruar në emër të saj, pasuri për të cilën pretendoi se e kishte në bashkëpronësi me anëtarët e familjes së origjinës dhe se ishte blerë me të ardhurat e siguruara prej prindërve nga bujqësia e blegtoria, përpara se ajo të fillonte detyrën.

Prokurorja Hamiti u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës si dhe nuk u evidentuan probleme në kriterin profesional.

Procesi i vetingut për prokuroren Hamiti u krye nga trupa e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Armida Hamiti (Moçka) përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012 dhe u emërua prokurore pranë Prokurorisë së Vlorës. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *