Skeda e pasurisë së deklaruar –Adelina Zarka – Gjykata e Fierit
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Adelina Zarka – Gjykata e Fierit

Gjyqtarja e Fierit, Adelina Zarka do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.Gjyqtarja Adelina Zarka e Gjykatës së Fierit do të përballet të martën më 7 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

Adelina Zarka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Ajo punon prej gati dy dekadash si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Adelina Zarka nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja e Gjykatës së Fierit, Adelina Zarka,

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Adelina Zarka deklaronte si pasuri familjare një shtëpi banimi me vlerë 5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare llogaritet në 8.5 milionë lekë.

Në fund të vitit 2016, Zarka zotëron familjarisht përveç shtëpisë së banimit edhe likujditete bankare në vlerën e 3.5 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 42.6 milionë lekë, nga të cilat 48% burojnë nga dhënia me qira e një shtëpie banimi në qytetin e Fierit. Paga nga funksioni i gjyqtares Zarka zë 29% të të ardhurave, ndërsa paga e bashkëshortit 21%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Vlen për t’u shënuar se në deklaratën e vitit 2015, gjyqtarja Adelina Zarka dhe bashkëshorti i saj nuk kanë deklaruar të ardhura për vitin.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *