Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar-Alma Kolgjoka-gjyqtare e Gjykatës së Krujës

Gjyqtarja Alma Kolgjoka do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Pasuria e deklaruar prej saj përbëhet vetëm nga kursimet familjare në cash.Alma Kolgjoka, gjyqtare e Gjykatës së Krujës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e rivlerësimit për të përbëhet nga Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari dhe Brunilda Bekteshi.

Alma Kolgjoka është emëruar në detyrë në tetor të vitit 2007, pasi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Ajo ka punuar si gjyqtare për dy vjet në Durrës dhe më pas është emëruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, ku e kryen detyrën edhe sot.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Alma Kolgjoka nga viti 2007 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar e gjyqtares Alma Kolgjoka për vitet 2007-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Alma Kolgjoka nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2007, kur deklaroi për herë të parë pasurinë.

Në fund të vitit 2017, pasuria e saj është 2.7 milionë lekë dhe përbëhet vetëm nga kursimet familjare cash.

Të ardhurat për periudhën 2008-2017 janë 15.3 milionë lekë. Rreth 60 për qind e të ardhurave përbëhen nga paga e gjyqtares Kolgjoka dhe rreth 37 për qind nga paga e bashkëshortit në Policinë e Shtetit. Ndërsa 2.4 për qind e të ardhurave janë siguruar si fitim nga shitja e një automjeti.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit të gjyqtares Alma Kolgjoka, të cilat rezultojnë të gjitha pa probleme.

BIRN identifikoi megjithatë mbajtjen në gjendje cash të kursimeve familjare, përtej vlerës së lejuar ligjore prej 1.5 milionë lekësh.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *