Skeda e pasurisë së deklaruar – Asllan Barjamaj – Prokuroria e Përmetit
KPK Lajme Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Asllan Barjamaj – Prokuroria e Përmetit

Prokurori Asllan Barjamaj i Prokurorisë së Përmetit u përball të enjten më 16 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.

Asllan Barjamaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër. Prej vitit 2010, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Përmet, ku mban edhe rolin e drejtuesit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Asllan Barjamaj nga viti 2007 deri në fund të vitit 2018.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga drejtuesi i Prokurorisë së Përmetit, Asllan Barjamaj.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2007, prokurori Asllan Barjamaj nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 6.7 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme prej 6 milionë lekësh, automjet me vlerë 464 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 111 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 18.2 milionë lekë, nga të cilat rreth 71% kanë si burim pagën e subjektit, 26% pagën e familjarëve dhe gati 2% kanë si burim mësimdhënien.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huatë e marra nga subjekti.

Në vitin 2016, subjekti Asllan Bajramaj deklaron blerje apartamenti me vendndodhje në Fier, me sipërfaqe 89 m2, me vlerë totale 45,000 euro. Burimi i krijimit: 4,160,000 lekë marrë kredi bankare dhe 10,000 euro huamarrje nga person fizik dhe shuma tjetër nga kursimet e mëparshme.

Në vitet në vijim nuk ka dhëna për shlyerjen e kësaj huaje. Në vitin 2017 dhe 2018, subjekti dhe bashkëshortja deklarojnë sërish huamarrjen si burim për shlyerje kredie konsumatore dhe mbulimin e shpenzimeve të tjera, në shumat përkatësisht 150,000 lekë dhe 25,000 lekë.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *