Skeda e pasurisë së deklaruar –Elona Toro (Stavri) –Gjykata e Apelit Tiranë

Skeda
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro (Stavri) u përball të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.  

Gjyqtarja Elona Toro (Stavri) e Gjykatës së Apelit të Tiranës u përball të premten më 12 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

Elona Toro (Stavri) e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për 16 vjet pranë Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2016, ajo u emërua gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Elona Toro nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Elona Toro (Stavri) për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Elona Toro (Stavri) deklaronte pasuri familjare prej 1.8 milionë lekësh, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 42.3 milionë lekësh.

Pasuritë e patundshme zënë pjesën kryesore me vlerë 34.9 milionë lekësh, ndërkohë që subjekti deklaron familjarisht likujditete bankare prej 6.4 milionë lekësh, kursime në cash prej 300 mijë lekësh dhe automjet me vlerë 630 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 55.1 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtarit zë 24%, ndërsa të ardhurat e bashkëshortit nga puna dhe biznesi zënë 53%. Rreth 10% e të ardhurave janë siguruar nga shitja e pasurive të patundshme dhe 5% nga dhuratat e familjarëve në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit, një deklaratë rezultoi me probleme.

Në vitin 2011, subjekti Elona Toro (Stavri) rezulton me pasuri familjare të pambuluar nga burimet e deklaruara në vlerën e 6.4 milionë lekëve. Diferenca negative lidhet me shlyerjen e një detyrimi prej 80 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti me burim një kredi bankare prej 5 milionë lekësh.

Apartamenti i mësipërm është porositur në vitin 2009 në vlerën e 135 mijë eurove, nga të cilat janë paguar 51 mijë euro dhe 4 mijë dollarë të siguruara nga huamarrjet. Gjithashtu në vitin 2017, subjekti deklaron një kontratë sipërmarrje për blerjen e një apartamenti në vlerën e 102,125 eurove. Për këtë apartament janë paguar 65 mijë euro me burim një kredi bankare prej 55 mijë eurosh dhe 10 mijë euro të ardhura nga puna, ndërsa detyrimi ndaj kompanisë në fund të vitit 2017 ishte rreth 37 mijë euro.

Një tjetër “flamur i kuq” i evidentuar nga analizat cilësore të pasurisë lidhet me dhuratat në cash të përfituara nga të afërmit; 10 mijë euro në vitin 2011 dhe 8 mijë euro në vitin 2014. Ndërsa në vitin 2009, subjekti deklaron shitjen e një apartamenti në bashkëpronësi me babanë në vlerën e 5.8 milionë lekëve, aset i cili nuk rezulton të jetë deklaruar më parë.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al