Skeda e pasurisë së deklaruar –Maela Alicanaj-këshilltare në Gjykatën e Lartë
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Maela Alicanaj-këshilltare në Gjykatën e Lartë

Këshilltarja ligjore, Maela Alicanaj do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2010 deri në fund të vitit 2017.Maela Alicanaj, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë do të përballet të hënën më 22 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e rivlerësimit për të përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Valbona Sanxhaktari dhe Lulzim Hamitaj.

Maela Alicanaj ka punuar si avokate e Shtetit në zyrën vendore të Vlorës, përpara se të emërohej këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë. Ajo vazhdon ta kryejë këtë detyrë prej vitit 2011.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për magjistatët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të këshilltares Maela Alicanaj nga viti 2010 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Maela Alicanaj për vitet 2010-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve ligjorë që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në vitin e parë të deklarimit, pasuria familjare e subjektit kap vlerën e 9 milionë lekëve, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e deklaruar në ILDKPKI është 14.1 milionë lekë; me një rritje mesatare vjetore prej 643 mijë lekësh.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e këshilltares Alicanaj përbëhej nga 10.9 milionë lekë pasuri të patundshme, një automjet me vlerë 2.1 milionë lekë si dhe rreth 932 mijë lekë kursime në cash dhe 55 mijë lekë kursime në bankë.

Të ardhurat familjare të subjektit gjatë periudhës së deklarimit arrijnë vlerën 20.2 milionë lekë. Të ardhurat e siguruara nga paga dhe mësimdhënia nga subjekti zënë 40%, ndërkohë që të ardhurat e bashkëshortit nga paga dhe një biznes zënë 34% të totalit.

Rreth 21% e të ardhurave familjare deklarohen se burojnë nga fitimi i shitjes së pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, ndërkohë që 3.5% burojnë nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 8 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Megjithatë, analiza cilësore e deklaratave periodike të subjektit u konstatuan “flamuj të kuq”, të cilat lidhen kryesisht me një huamarrje apo me transaksione brenda familjes.

Më konkretisht në vitin 2010, subjekti deklaron shlyerjen e një kredie bankare prej 30 mijë eurosh, të marrë më parë për blerjen e një apartamenti. Si burim për shlyerjen e kredisë, subjekti deklaron shitjen e një dyqani dhe një trualli në lagjen Apollonia Fier, të cilat ishin në pronësinë e vjehrrës së saj.

Ndërkohë në vitin 2012, bashkëshorti i subjektit deklaron një detyrim prej 42 mijë eurosh ndaj një shtetasi, para këto që kanë shërbyer për parapagimin e një magazine. Deri në fund të vitit 2017, rezulton i pashlyer nga ky detyrim vetëm shuma prej 100 eurosh.  Në anën tjetër, magazina e deklaruar në vitin 2012 nuk rezulton të jetë deklaruar në kategorinë e aseteve në vitet e mëvonshme dhe nuk ka të dhëna për destinacionin e saj.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *