Skeda e pasurisë së deklaruar –Marjeta Zaimi –Prokuroria e Tiranës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Marjeta Zaimi –Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Marjeta Zaimi e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Prokurorja e Tiranës, Marjeta Zaimi do të përballet të martën më 9 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për të përbëhet nga Firdes Shuli, Pamela Qirko dhe Olsi Komici.

Marjeta Zaimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Ajo ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Fierit dhe prej vitit 2007 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Marjeta Zaimi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Marjeta Zaimi për vitet 2003-2017.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Marjeta Zaimi deklaronte pasuri prej 4.8 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 18.6 milionë lekëve.

Prokurorja Marjeta Zaimi zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 12.1 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.9 milionë lekësh, kursime kumulative në cash prej 3.9 milionë lekësh dhe një automjet me vlerë 555 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 28.3 milionë lekë, nga të cilat 65% burojnë nga paga e Znj. Zaimi dhe gati 16% nga pagat e familjarëve. Subjekti deklaron gjithashtu të ardhura nga shitja e një apartamenti në masën 7% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” paqartësitë në deklarimin e vitit 2010, kur subjekti deklaron hapjen e dy depozitave bankare prej 1 milion lekësh secila, me burim të pjesshëm pakësimin e depozitave të mëparshme. Megjithatë, në deklaratë nuk sqarohet se cilat nga depozitat janë pakësuar dhe vlerat përkatëse.

Gjithashtu, shuma e kursimeve në cash të deklaruara ndër vite rezulton në fund të vitit 2017 në vlerën e 3.9 milionë lekëve, ndërkohë që kufiri i lejuar për qarkullim monetar jashtë sistemit bankar për zyrtarët publikë është 1.5 milionë lekë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi ligjshmërinë e pasurive të subjektit, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *