Skeda e pasurisë së deklaruar –Margarita Buhali –gjyqtare e Apelit Vlorë
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Margarita Buhali –gjyqtare e Apelit Vlorë

Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Margarita Buhali, njëherazi anëtare e KED do të përballet të hënën me vetingun. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Margarita Buhali, e cila është aktualisht anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të përballet të hënën më 17 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Buhalin përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari.

Margarita Buhali ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2013, me dekret të Presidentit të Republikës, Buhali është emëruar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ku punon aktualisht.

Margarita Buhali u zgjodh përmes shortit elektronik anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2019.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Margarita Buhali nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar nga gjyqtarja e Gjykates se Apelit te Vlores, Margarita Buhali per vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Margarita Buhali nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2003; kur deklaroi për herë të parë interesat private pranë ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Buhalit është 6.3 milionë lekë, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej rreth 455 mijë lekësh.

Në fund të vitit 2017, pasuria përbëhet nga 3.3 milionë lekë likujditete bankare, një apartament me vlerë 2.8 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 203 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25.4 milionë lekë. Rreth 60 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e Znj. Buhali si gjyqtare dhe mësimdhënien, ndërsa rreth 37% e totalit burojnë nga paga e bashkëshortit si oficer i policisë gjyqësore.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, nga të cilat nuk rezultuan probleme.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *