Skeda e pasurisë së deklaruar –Sabri Kastrati – Prokuroria e Lezhës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Sabri Kastrati – Prokuroria e Lezhës

Prokurori Sabri Kastrati i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë do të përballet të martën më 17 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

Sabri Kastrati e ka nisur karrierën në fillim të viteve ’90 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2005 dhe e ushtroi funksionin në Prokuroritë e Matit dhe Durrësit, përpara se të emërohej në vitin 2013 në Prokurorinë e Lezhës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Sabri Kastrati nga viti 2005 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Sabri Kastrati.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2005, prokurori Sabri Kastrati deklaron pasuri me vlerë 245 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 34.4 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 31.8 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.9 milionë lekësh si dhe kursime në cash prej 745 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 43.9 milionë lekë, nga të cilat gati 41% kanë si burim pagën e subjektit, rreth 42% nga paga e familjarëve dhe 13.5% nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Kontrolli aritmetik/ logjik për vitin 2013 rezultoi me probleme, pasi subjekti Sabri Kastrati deklaron blerjen e një apartamenti me vlerë 100,000 euro, për të cilin nuk ka të dhëna mbi pagesat e kryera dhe burimin financiar të asetit.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” deklarimet mbi pronësinë e një objekti 5-katësh në Kukës si dhe deklarimin e një apartamenti nga ana e bashkëshortes.

Në deklarimin Para Fillimit të Detyrës 2005, subjekti deklaron se në bashkëpronësi me vëllezërit zotëron një objekti 5 katësh: supermarket, restorant, hotel, garazhd në qytetin e Kukësit, e krijuar në vitin 1998. Lidhur me këtë objekt, mungojnë të dhënat mbi shumën e investuar nga subjekti dhe familjarët e tij, si dhe nuk ka informacion nëse ky objekt gjeneron apo jo të ardhura.

Në deklarimin Periodik/Vjetor 2016 dorëzuar me datë 28.03.2017, bashkëshortja e subjektit deklaron se në janar 2017 ka marrë dijeni për ekzistencën e një kontrate porosie datë 08.08.2014, sipas së cilës rezulton se ka porositur një apartament banimi 68.2 m2 në vlerën 61,000 euro, por faktikisht ajo nuk ka qenë prezent dhe kontrata është lidhur nga prindërit e saj, të cilët për rrethana familjare e kanë vendosur në emrin e saj. Këtë fakt ajo e mbështet me deklaratën noteriale datë 29.01.2017, e përpiluar nga prindërit e saj.

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *