Skeda e pasurisë së deklaruar –Saimir Nazifi – Gjykata e Lartë
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Saimir Nazifi – Gjykata e Lartë

Ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë, Saimir Nazifi do të përballet të hënën më 24 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli.

Saimir Nazifi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe deri në vitin 2003 ka ushtruar funksionin e ndihmës – gjyqtarit dhe gjyqtarit në Dibër. Në periudhën 2003-2013, Nazifi punoi në Avokaturën e Shtetit dhe prej vitit 2013 ushtron detyrën e këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për këshilltarët ligjorë, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të Saimir Nazifit nga viti 2003 deri në fund të vitit 2020. [Skeda e pasurisë  ne pdf]

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, Nazifi deklaronte pasuri me vlerë 650 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2020, pasuria e tij familjare llogaritet në 17.1 milionë lekë.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 8.7 milionë lekë, likujditete bankare prej 4.1 milionë lekësh, kursime të akumuluara në cash prej 3.8 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 426 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 31.8 milionë lekë, nga të cilat 66% kanë si burim pagën e subjektit, 32% pagat e familjarëve dhe 1.6% kanë si burim shitjen e pasurisë së paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 17 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një shtëpi të dhuruar nga prindërit si dhe deklarimet e kursimeve cash.

Bashkëshortja e subjektit Saimir Nazifi në vitin 2014 deklaron të ketë përfituar nëpërmjet kontatës së dhurimit nga prindërit, një apartament banimi me sipërfaqe 67.6 m2 në Tiranë. Ky apartament është blerë nga babai i subjektit në vitin 2006 për shumën 21,632 euro.

Deklarimet për shtimin dhe pakësimin e kursimeve jashtë sistemit bankar janë të paqarta. Në vitin 2018, subjekti deklaron se ka depozituar në bankë shumën 550,000 lekë të krijuar nga kursimet e mbajtura në shtëpi, për të përmbushur detyrimin e nenit 4/1 të ligjit Nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive…,”, ku kufiri i lejuar për të mbajtur cash është 1,500,000 lekë. Megjithatë, gjendja e akumuluar cash deri në fund të vitit 2020 rezulton të jetë 3.800.000 lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Deklarata e pasurisë së vitit 2020

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *