Skeda e pasurisë së deklaruar –Sokol Pina –Gjykata e Sarandës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Sokol Pina –Gjykata e Sarandës

Gjyqtari Sokol Pina i Gjykatës së Sarandës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij ndër vite.Gjyqtari Sokol Pina i Gjykatës së Sarandës do të përballet të premten më 23 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj.

Sokol Pina përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe punoi fillimisht si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Prej vitit 2015, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Sarandë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Sokol Pina nga viti 2013 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së gjyqtarit të Sarandës, Sokol Pina.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2013, gjyqtari Sokol Pina nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij është 168 mijë lekë.

Subjekti zotëron një automjet me vlerë 108 mijë lekë dhe likujditete bankare prej 60 mijë lekësh.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 3.5 milionë lekë me burim në 99% të tyre me të ardhurat nga paga si gjyqtar.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit nuk rezultoi asnjë deklaratë me probleme dhe nuk u identifikua asnjë “flamur i kuq”.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *