Skeda e pasurisë së deklaruar –Zeqir Hoda –drejtues i Prokurorisë Kurbin
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Zeqir Hoda –drejtues i Prokurorisë Kurbin

Drejtuesi i Prokurorisë së Kurbinit, Zeqir Hoda do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Drejtuesi i Prokurorisë së Kurbinit, Zeqir Hoda do të përballet të enjten më 4 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Hodën përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja.

Zeqir Hoda e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokuror në Krujë dhe e ka drejtuar këtë prokurori deri në vitin 2009. Ai ka ushtruar funksionin e tij më pas në Prokurorinë e Tiranës dhe në vitin 2014 është emëruar drejtues i Prokurorisë së Kurbinit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Zeqir Hoda nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga drejtuesi i Prokurorisë së Kurbinit, Zeqir Hoda nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Zeqir Hoda zotëronte pasuri me vlerë 3.9 milionë lekë në vitin 2003; kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private në ILDKPKI. Në fund të vitit 2017 pasuria familjare e tij është gati 5-fishuar, duke kapur vlerën e 19 milionë lekëve.

Pasuria e patundshme përbën zërin kryesor të aseteve me vlerë 17.4 milionë lekë, e përbërë nga dy apartamente në Tiranë. Subjekti deklaron gjithashtu likujditete në bankë prej 508 mijë lekësh, automjet me vlerë 980 mijë lekë si dhe pjesë në kapital në emër të bashkëshortes prej 100 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31.3 milionë lekë. Të ardhurat nga funksioni i prokurorit llogariten në masën 52%, ndërkohë që të ardhurat e familjarëve janë 45%. Familja Hoda ka përfituar gjithashtu rreth 535 mijë lekë nga ekzekutimi i një vendimi gjyqësor.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Megjithatë, nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” mospërputhjen e vlerave cash të pakësuara në vitit 2015 dhe 2016 me vlerën e disponueshme të deklaruar në vitet e mëparshme.

Vlen gjithashtu për t’u shënuar se shtesa prej 3 milionë lekësh në kategorinë e pasurive të paluajtshme i përket procesit të rivlerësimit të njërit prej apartamenteve.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitit 2003

Deklarata e pasurise për vitit 2004

Deklarata e pasurisë për vitit 2005

Deklarata e pasurise për vitit 2006

Deklarata e pasurisë për vitit 2007

Deklarata e pasurisë për vitit 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *