Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli të martën se vendimi i ndalimit të Malajt për emërim në sistemin e drejtësisë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes është i drejtë ndërsa pretendimet e tij për konflikt interesi të dy anëtareve të KPK janë të pabazuara në ligj dhe në prova.
Tag: Alaudin Malaj
Kolegji mbyll hetimin gjyqësor për gjyqtarin Alaudin Malaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli të mërkurën hetimin gjyqësor për ankimin e gjyqtarit Alaudin Malaj për vendimin e KPK-së që ka pranuar dorëheqjen e tij nga sistemi i drejtësisë.
Kolegji shtyn seancën ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë
Seanca ndaj gjyqtarit Alaudin Malaj u shty për shkak se subjekti ishte i sërmurë dhe kishte sipas mjekut nevojë për 5 ditë pushim.
Alaudin Malaj kërkon ndryshim trupe gjykuese në KPA
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit në Tiranë kërkoi të thirrte si dëshmitarë trupën gjykuese që vendosi shkarkimin e tij në KPK ndërsa pasi kërkesa iu refuzua, pretendoi se po trajtohej me të padrejtë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe kërkoi përjashtimin e të gjithë anëtarëve.
Pas dorëheqjes, Alaudin Malaj i kërkon KPA-së prishjen e vendimit të KPK-së
Në seancë dëgjimore ish-drejtuesi i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj këmbënguli se ai ishte viktimë i një komploti dhe ngriti akuza për shkelje në vendimin e KPK-së për të pranuar dorëheqjen e tij.