Alaudin Malaj, gjatë një konference për Reformën në Drejtësi me temë
Artikull kryesor Lajme KPA Lajme Vendi

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj humbet betejën në KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli të martën se vendimi i ndalimit të Malajt për emërim në sistemin e drejtësisë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes është i drejtë ndërsa pretendimet e tij për konflikt interesi të dy anëtareve të KPK janë të pabazuara në ligj dhe në prova.

Alaudin Malaj, gjatë një konference për Reformën në Drejtësi me temë “Sfida e së Sotmes, Garanci e së Ardhmes, Ndryshimet Kushtetuese në Sistemin e Drejtësisë”. | Foto nga : Malton Dibra/ LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi të martën në tërësi ankimin e ish-gjyqtarit Alaudin Malaj duke i dhënë fund epopesë të njeriut të njohur si një nga gjyqtarët më të pasur në vend, sipas deklarimit të tij të pasurisë.

Malaj doli nga sistemi i drejtësisë në korrik të vitit të kaluar kur dorëzoi një letër dorëheqjeje nga posti. Për shkak të dorëheqjes, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli në shtator pranimin e dorëheqjes dhe ndalimin e Malajt nga emërimi në sistemin e drejtësisë për një periudhë pesëmbëdhjetë vjeçare.

Malaj u shpreh i pakënaqur ndaj këtij vendimi dhe u ankua në KPA, ku ngriti mes të tjerash pretendime për konflikt interesi të dy anëtareve të trupës gjykuese të KPK-së që vendosi pranimin e dorëheqjes ndërsa pretendoi se është nën përndjekje nga segmente të politikës dhe të policisë së shtetit.

Të gjitha pretendimet e tij u rrëzuan nga KPA.

Të martën, kur pritej mbajtja e fjalimit përfundimtar të mbrojtjes, Malaj nuk u paraqit pasi i dërgoi një email trupës gjykuese duke njoftuar se ishte sëmurë. Sipas trupës gjykuese, njoftimi i të qenit sëmurë nuk shoqërohej nga dokumentacion mjekësor për të vërtetuar sëmundjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *