Gjyqtarja e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Herila Çela në KPK | FotoL LSA
Analiza KPK

KPK: Gjyqtarja Herila Çela bëri deklarim të pamjaftueshëm dhe cënoi besimin e publikut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra më 30 tetor 2023 gjyqtaren e Vlorës, Herila Çela, pasi u konkludua se gjendej në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë, ndërsa në vlerësimin tërësor u çmua se kishte cënuar besimin e publikut për shkak të përfitimit të të ardhurave nga fondet publike nëpërmjet shoqërisë së […]

Gjyqtarja e Tiranës, Blerina Muço në KPK. Foto: LSA.
Analiza KPK

Dy qëndrimet e ndryshme të KPK për gjyqtaren Blerina Muço

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 1 nëntor 2023 të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Blerina Muço, pasi shumica e trupës e përbërë nga relatori Roland Ilia dhe anëtarja Brunilda Bekteshi konkluduan se ky subjekt rivlerësimi nuk arriti nivel të mjaftueshëm për pasurinë, si dhe se në vlerësimin tërësor të çështjes u […]

Trupa e KPK gjatë shqyrtimit të kërkesës së ish-gjyqtarit Besnik Maho. Foto: Vladimir  Karaj.
KP Lajme

Komisioneri ankimon mbylljen pa vendim të vetingut për Besnik Mahon

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të mërkurën më 27 dhjetor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për përfundimin e procesit të rivlerësimit për ish-gjyqtarin e Pogradecit, Besnik Maho, pa një vendim përfundimtar. Sipas Ballhysës, vendimi i shumicës së trupës së Komisionit nuk gjen mbështetje në faktet dhe parashikimet ligjore të procesit të vetingut të […]

Skeda e pasurisë së deklaruar –Hektor Mushi– Prokuroria e Elbasanit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Hektor Mushi– Prokuroria e Elbasanit

Prokurori Hektor Mushi i Prokurorisë së Elbasanit do të përballet të mërkurën më 13 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Etleda Çiftja. Hektor Mushi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka […]

Prokurorja Françeskina Lekani pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Shkarkohet nga KPK prokurorja Françeskina Lekani

Prokurorja e Shkodrës, Françeskina Lekani u shkarkua të mërkurën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi gjatë seancës dëgjimore iu kalua barrë prove kryesisht lidhur me problemet e konstatuara për katër apartamente të blera nga babai si dhe për gjendjen në kushtet e konfliktit të interesit në hetimin dhe vendimmarrjen për një procedim penal në […]

Prokurorja Françeskina Lekani pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Prokurorja Françeskina Lekani përballet me probleme për pasurinë dhe profesionalizmin

Prokurorja e Shkodrës, Françeskina Lekani u përball të hënën më 4 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti lidhur me problemet e konstatuara për katër apartamente të blera nga babai si dhe për gjendjen në kushtet e konfliktit të intresit në hetimin dhe vendimarrjen për […]