Vendimi i zbardhur i Komisionit për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Arjan Qafa, ngre dyshime për prodhim dokumentesh që do justifikonin 70 mijë euro pasuri në emër të bashkëshortes.
Tag: Gjykata Administrative e Apelit
KPK konfirmon në detyrë Rilinda Selimin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi konfirmimin në detyrë të Rilinda Selimit, gjyqtare e Gjykatës së Apelit Administrativ, pavarësisht se dy vjet më herët bashkëshorti i saj ishte shkarkuar me akuzat për lidhje me personazhe të krimit të organizuar.
‘Peshqeshi i KÇK-së’; KPK përmbys akuzat e Edi Ramës për gjyqtaren Rilinda Selimi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja Rilinda Selimi nuk kishte probleme me deklarimin e një biznesi në Lungomare dhe përndryshe nga bashkëshorti i saj – ish-anëtar i Gjykatës së Lartë i shkarkuar nga detyra për kontakte me krimin e organizuar, subjekti ka figurë të pastër.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Rilinda Selimi –Gjykata Administrative e Apelit
Gjyqtarja Rilinda Selimi e Apelit Administrativ do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Shkarkimi i gjyqtares Fjoralba Prifti: Mungesë burimesh dhe deklarim të rremë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arsyeton në vendim se gjyqtarja e Apelit Administrativ nuk arriti të provojë të ardhurat si përkthyes të bashkëshortit dhe burimin e një huaje, ndërsa u ngritën dyshime edhe për fshehje pasurie.
Konfirmimi i gjyqtares Nasufi, KPK u nda për blerjen e një apartamenti
Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Altina Nasufi u konfirmua me shumicë votash, ndërsa kryesuesja Valbona Sanxhaktari arsyetoi se ajo nuk vërtetoi burimet për blerjen e një apartamenti.